Kandidati për Kryetar të Prishtinës, nga rradhët e Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku në emisionin Debat Plus, ka thënë se Prishtinës i duhet qasje më serioze në qeverisje.
“Besoj që Prishtina ka nevojë për një qasje serioze,e cila i trajton fillimisht elementet e domosdoshme, ato bazike, të përditshmërisë sonë. Që duhet ta bëjnë qytetin funksional. Përditshmëria e jonë lidhet me mobilitetin, trafikun, mirëmbajtjen qytetit, me nevojën që ndërmarrjet komunale të jenë sa më efikase për mirëmbajtje”.






