Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku doli i dyti pas atij të LDK-së, Përparim Ramës.
Sidoqoftë, Çeku e konsideroi këtë si rezultat të mirë dhe si disponim për ndryshim.
“Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë”.
“Nga nesër, vazhdon puna pa u ndalë fare deri në ditën kur mbaron balotazhi”.
“Kemi parë që disponimi për ndryshim të madh në Prishtinë ekziston, dhe rezultati i zgjedhjeve të Prishtinës e ka rikonfirmuar këtë nevojë urgjente për ndryshim”, ka thënë Çeku në konferencë.