Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferini nuk e sheh si shqetësuese largimin e lojtarëve me nam në Evropë në drejtim të klubeve nga Arabia Saudite. Paga atje është e lartë dhe njëri nga lojtarët që vendosi të shkonte ishte Cristiano Ronaldo që mbërriti në Al Nassr në fund të vitit, me pas lojtarët tjerë filluan të marrin parasysh ligën, por edhe paratë.
Dy të tjerë nga Evropa shkuan në Gjirin Persik, Ngolo Kante e Karim Benzema kanë firmosur marrëveshje në Ligën Saudite. Megjithatë Ceferin i tha kanalit holandez NOS se nuk ishte diçka për të cilën klubet evropiane duhet të shqetësoheshin.
“Lojtarët duan t’i fitojnë trofetë më të rëndësishëm dhe ato janë në Evropë, të shkosh në treg nuk do ta përmirësojë futbollin saudit. Më thuaj një lojtar të mirë, i ri dhe që ka shkuar në Arabinë Saudite? Lojtarët më të mirë në Evropë shkojnë në Arabinë Saudite për të fituar më shumë para në fund të karrierës së tyre”, tha Ceferin.
Ceferin kishte përmendur gjithashtu për herë të parë një kufi të mundshëm pagash në javët e fundit dhe ai konfirmoi se bisedimet po përparonin mirë në këtë drejtim.
“Pothuajse të gjitha klubet me të cilat kam folur janë dakord me këtë. Ne nuk jemi të interesuar që dy apo tre klube të kenë burime të pakufizuara, përndryshe garat tona nuk do të kenë më rëndësi”, përfundon Ceferin.