-1.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Ceferin e fiton edhe një mandat në krye të UEFA-s

- Advertisement -

Aleksander Ceferin e ka fituar edhe një mandat në krye të UEFA-s.

Slloveni do ta drejtojë Federatën Evropiane të Futbollit edhe për katër vjet pasi kjo iu besua në Kongresin e 47-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të Federatave e morën këtë vendim të lehtë pasi Ceferin nuk kishte kundërkandidat, prandaj votimi për rizgjedhjen e tij ishte veç një formalitet.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari.

Ceferin ka paralajmëruar reforma dhe ndryshime të disa rregullave në futboll.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit