7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ç’do të thotë kur sheh në ëndërr sikur po tradhton partnerin/en?

- Advertisement -

Një ëndërr me përmbajtje seksi që përfshin dikë që nuk është partneri/ja juaj është një skenar makthi. Por një neurokirurg i shquar thotë se mund ta bëni gjumin e qetë pasi kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është në rrezik.

Mjeku Rahul Jandial e cilëson këtë fakt në librin e tij të ri “This is why you dream”, duke theksuar se ëndrrat e tilla seksuale janë çuditërisht të zakonshme dhe nuk tregojnë një dëshirë për të tradhtuar.

“Ëndrrat e tradhtisë nuk kanë gjasa të jenë një sinjal se ne duam të tradhtojmë apo kemi frikë se na tradhtojnë,” shkruan ai. “Të tradhtosh në ëndërr mund të jetë thjesht një shenjë kurioziteti dhe zgjimi normal seksual, sesa një dëshirë për t’u larguar nga marrëdhënia.”

Megjithatë, neurologu thotë se mënyra se si ne reagojmë ndaj ëndrrave të tilla kur zgjohemi tregon gjendjen aktuale të marrëdhënies sonë. Në marrëdhëniet e pashëndetshme, ëndrrat e tradhtisë mund të çojnë në “ulje të ndjenjave të dashurisë dhe intimitetit”, por në marrëdhëniet e shëndetshme, ato “nuk kanë fare efekt”. “Ajo që ka vërtet rëndësi nuk është rrëfimi i ëndrrave tona erotike te partneri/ja, por mënyra se si ne reagojmë”, vijon ai.

Jandial thotë se ëndrrat e seksit që përfshijnë një ish-partner/e janë gjithashtu mjaft të zakonshme, ndaj kjo nuk do të thotë që në mënyrë të pandërgjegjshme ju dëshironi të riktheheni pas në këtë histori. Mjeku shkruan se rreth 1 në 12 nga të gjitha ëndrrat përmbajnë imazhe seksuale, por këto nuk janë tregues të stadit të marrëdhënieve tuaja reale apo dëshirave për historitë e kaluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit