5.7 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

“Çdo takim më ka thënë gjema vajzën”: Gërxhaliu kujton kërkesën e babait i cili vdiq pa ditur asgjë për të bijën e zhdukur

- Advertisement -

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, ka folur për një kërkesë të një babai që po e kërkonte të bijën e zhdukur, raporton Periskopi.

Gërxhaliu ka rrëfyer se shumë familjar të të pagjeturëve kanë vdekur pa e kuptuar fatin e fëmijëve të tyre e të afërmëve të tjerë, e edhe babai i vajzës.

“Ai ka vdekur për fat të keq. Për mua është edhe më keq tash, sepse sa herë jemi takuar ka qajt. I ka munguar vajza. Edhe çdo takim më ka përqafuar dhe me ka thënë gjema vajzën. Dhe kjo është më e vështira, që shumë familjar po e lënë këtë jetë pa e ditur për të afërmit. Pa e marrë ende informatën”, tha ai në emision “Real Talk me Maxhunin”

Gërxhaliu është i brengosur edhe për të gjallët që po vdesin, pa e kuptuar për fatin e të zhdukurve, duke e përmendur edhe Bajram Çerkinin, që vdiq pa i gjetur eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

“Është një periudhë shumë e keqe, kanë kaluar 26 vjet. Kur them e keqe dhe e vështirë sepse në këto ditë të përkujtimeve të gjithë shkojnë tek varrezat. Por disa prej tyre i kanë të zbrazëta por edhe këta dërgojnë lule. Shumë të tillë familjar kanë vdekur dhe po e lënë këtë jetë pa e ditur fatin për familjarët tyre. Së fundi kemi edhe bacën Bajram që shkoi pa e gjetur asnjë informatë për Reshatin, djalin e tij “, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit