Gjatë një interviste televizive, ai rrëfeu se lajmi për vdekjen e këngëtarit e ka goditur rëndë emocionalisht.
“Jam ndier shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar pak kohë më parë, kemi jetuar në të njëjtin pallat kur ishim në Tiranë. Shkonim bashkë në palestër, kafen e mëngjesit pothuajse çdo ditë e pinim bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai, duke theksuar afërsinë që kishin ndërtuar me kohën.
Nailiri komentoi edhe videon e bërë virale nga shtëpia e BBVK, ku banorët po këndonin këngët e Shpat Kasapit, pa e ditur lajmin tragjik.
Ai u ndal te reagimi i Labit, i cili kishte hyrë së fundmi dhe ishte në dijeni të ngjarjes, por nuk lejohej të jepte informacion nga jashtë. Sipas Nailirit, dhimbja shihej qartë në fytyrën e tij.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër një humbje që ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik.






