Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.
Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.
“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike.
Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?
Pritet që shumë shpejt të zbulojmë më tepër rreth projekteve të saj të reja.







