Shumë familje në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza, janë prekur nga një sulm me raketa që vrau 51 persona të enjten, tha ministri i brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.
Një fëmijë gjashtë vjeçar ishte në mesin e viktimave kur një kafene u godit në rajonin e Kharkiv.
“Nga çdo familje kishte njerëz të pranishëm”, tha Klymenko.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.
Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin, raporton BBC.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie mbi objektivat ukrainase në rrethin Kupyansk, ku ndodhet fshati Hroza. /