Kellie James, nëna e 3 fëmijëve ka treguar zakonin e saj të fshehtë se shikon video poronografike para se të marr fëmijët e saj nga shkolla.
Nëna e tre fëmijëve, Kellie James, ka zbuluar zakonin e saj të fshehtë. 49-vjeçarja shikon video pornografike para se të marrë fëmijët e saj nga shkolla.
Sipas Kellie-s, kjo e bën atë të ndihet më e relaksuar, më shumë se ç’do të ndihej nëse do të kryente marrëdhënie me bashkëshortin e saj.
“Përpara se të shkoj në shkollë dhe të marr fëmijët unë shoh video pornografike 1- minutëshe. Çdo ditë kur ora shënon 14:45 unë marr telefonin tim dhe dëgjoj zhurmat e shkaktuara nga seksi”, ka treguar 49-vjeçarja, shkruan “The Sun”.
“Nëse njerëzit që më njohin do t’a dëgjonin këtë do të tronditeshin, mirëpo mua kjo më bën një mama më të lumtur”, shprehet Kellie James ndërsa shton se: “Fëmija i askujt nuk meriton një mama me humor të keq kur del nga shkolla”.
Ndër të tjera gruaja e martuar shprehet se shikimi i atyre videove e bën të ndihet një nënë e shkëlqyer, gjithashtu tregon se ka raste që i shikon edhe nga dy herë në ditë.
“Që gratë të shikojnë porno është një tabu për pjesën më të madhe të njerëzve por unë kënaqem me to, madje ndonjëherë ndodh që t’i shikoj edhe dy herë në ditë”, përfundon James për “The Sun”.