Investimet në infrastrukturën sportive po marrin një ritëm të ri, me ndërtimin e fushave sportive që po realizohet mesatarisht çdo 45 ditë.
Brenda katër viteve të fundit janë ndërtuar gjithsej 34 fusha, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e sportit dhe përfshirjen e të rinjve në aktivitete fizike, ka njoftuar FFK-ja në videon e ndarë në rrjetet sociale.
Linku i videos:
https://www.facebook.com/share/v/1BxJK1EyZd/
Këto projekte konsiderohen si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës bazë sportive, sidomos për komunitetet lokale që për vite me radhë janë përballur me mungesë të hapësirave të përshtatshme për stërvitje dhe gara.
Fushat e reja pritet të shërbejnë jo vetëm për klubet sportive, por edhe për nxënësit dhe të rinjtë që duan të merren me sport në mënyrë rekreative






