Edinson Cavani dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.
Cavani është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United.
Por, uruguaiani nuk ka vendosur ende për ekipi, ndërsa për shtetin duket se po.
Së fundmi u tha se do kalojë në Francë, te Nice, mirëpo presidenti i ekipit francez ka treguar se dëshira e tij është Spanja.
“Ne mbyllim dosjen e Cavanit sepse ai dëshiron të luajë në Spanjë. Ka lojtarë interesantë, të rinj dhe me përvojë. Ne do të shohim mundësitë tona, por kjo dosje është e mbyllur”, tha Jean Pierre Rivere.
Valencia dhe Villarreal janë dy ekipet spanjolle që kanë shprehur interesim për sulmuesin.