6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Cassie thyen heshtjen pas videos ku shihet P.Diddy duke e sulmuar brutalisht

- Advertisement -

Cassie Ventura ka folur për herë të parë pasi videos ku shihet P.Diddy duke e sulmuar brutalisht.

Pamjet e kapura në vitin 2016, shkaktuan tronditje në të gjithë Hollywood-in kur u publikuan javën e kaluar, me disa të famshëm që shpërthyen në rrjete sociale kundër reperit. Diddy më vonë ndau një video duke kërkuar falje, teksa thoshte se sjellja e tij është e pafalshme.

Duke postuar në Instagram për të adresuar videon për herë të parë, Cassie – e cila ngriti një padi kundër ish-it të saj vitin e kaluar, shpjegoi se ajo ishte “thyer” por do të shërohet.

“Faleminderit për të gjithë njerëzit që më kanë dhuruar dashuri dhe mbështetje, familjes, miqtë dhe të huajve që as nuk i kam takuar”, filloi ajo.

“Dhuna në familje është çështja. Kjo më ndodhi me dike që nuk e kisha menduar kurrë. Sot jam më mirë, por gjithmonë do të jem duke u rikuperuar nga e kaluara ime. Faleminderit të gjithëve që gjetën kohë për të marrë seriozisht këtë çështje. Kërkesa ime e vetme është që të gjithë të hapin zemrën për viktimat që besojnë herën e parë”, tha artistja.

“Duhet shumë zemër për të thënë të vërtetën nga një situatë në të cilën ishe e pafuqishme. U jap dorën atyre që ende jetojnë në frikë. Shtrijuni njerëzve tuaj, mos i ndani. Askush nuk duhet ta mbajë këtë peshë vetëm. Ky udhëtim shërues nuk mbaron kurrë, por kjo mbështetje do të thotë gjithçka për mua. Faleminderit”, tha Cassie.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit