Mesfushori Casemiro ka zbuluar se e propozoi transferimin e Kylian Mbappes te Real Madridi.
Francezi kaloi te Reali verën e kaluar, ku pavarësisht fillimit të vështirë ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, ndërsa është rrugës së duhur për ta thyer rekordin e Cristiano Ronaldos në sezonin debutues që realizoi 33 sosh.
Si lojtar i Real Madridit, Casemiro është përballur me Mbappen ndërsa ka treguar se gjithnjë tentoi ta bindte klubin madrilen për të nënshkruar sa më parë me lojtarin.
“Po iu them një gjë, Mbappe është lojtar i pandalshëm. Ndeshja e vitit 2022, bëri gjithçka kundër nesh, humbëm 1:0 me një gol të tij, por ishte i çmendur. Është ndër lojtarët që do të hyjë në historinë e futbollit”.
“Nuk mund t’i kërkosh që gjithnjë të ketë notën 9, por ai asnjëherë nuk shkon nën 7.5-8”.
“Bisedova me presidentin dhe i thashë “Transferoje atë. Është e pamundur ta ndalësh. Është ndër lojtarët që kur luan ndaj tij nuk e di si t’ia dalësh”.
“Nuk është ende në podium, por do të arrijë shpejtë. Ai duhet të afrohet në treshen më të mirë (Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar) bashkë me Vinicius, i cili po rritet dhe përmirësohet çdo ndeshje. Fede Valverde gjithashtu që po e drejton ekipin, i cili mund të bëjë historinë”.