Mesfushori brazilian, Casemiro tashmë 33 vjeç, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Ai do të vazhdojë karrierën te Manchester United, pavarësisht ofertave të shumta të ardhura nga Arabia Saudite.
Zgjedhja e tij nuk lidhet me aspektin financiar, por me synimin sportiv, pasi Casemiro dëshiron të rrisë gjasat për të qenë pjesë e kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës së ardhshme, nën drejtimin e Carlo Ancelottit.