Casemiro i ka dhënë fund edhe zyrtarisht sot eksperiencës së jashtëzakonshme në Real Madrid.
Futbollisti brazilian është parë i emocionuar dhe duke qarë në konferencë për shtyp, e cila iu organizua me rastin e largimit të tij nga klubi dhe transferimit në Manchester United.
Ai e shprehu mërzinë që po largohet nga një klub i madh, me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë, ndërsa është entuziast për përvojën e re që do ta nisë shumë shpejt në “Old Trafford”.
“Ju e dini që unë nuk preferoj të flas shumë dhe të jem protagonist. Ju falënderoj nga zemra për gjithçka”, ka thënë fillimisht Casemiro, të cilin e tradhtuan lotët.
“Mezi pres ta vazhdoj zhvillimin tim në një klub të madh si Manchester United”, ka thënë Casemiro.
🚨 An emotional Casemiro says his farewell to Real Madrid. ❤️
(🎥 @Marca) pic.twitter.com/qFAjgtJIHy— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 22, 2022
Presidenti i Realit, Florentino Perez i ka uruar suksese përfaqësuesit brazilian në etapën e tij të re.
“Ti je duke iu bashkuar një klubi legjendar si Manchester United. T’i uroj krejt të mirat”, ka thënë kreu i klubit.
Casemiro do të paguhet më mirë në Angli dhe i është ofruar një kontratë afatgjate.
Përpos futbollistit, edhe trajneri Carlo Ancelotti u pa duke qarë në lamtumirën e brazilianit.
🚨 Casemiro and Carlo Ancelotti embrace ahead of the midfielder’s farewell. 🤗
(🎥 @RealMadrid) pic.twitter.com/243Z7Uaeeq— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 22, 2022
Ai pritet të prezantohet sonte tek klubi i ri para ndeshjes me Liverpoolin, ndërsa debutimi i tij me “Djajtë e Kuq” mund të ndodhë fundjavën që vjen.