Casemiro ka dhënë komentet e tij lidhur me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag.
Mesfushori brazilian, Casemiro kaloi te Man United gjatë verës, kur edhe nisi punët me trajnerin Ten Hag.
Holandezi e ka mrekulluar ish-lojtarin e Real Madrid, sidomos për obsesionin e tij me fitoren.
“Obsesioni i tij me fitoren është ajo që më surprizon më së shumti”, ka thënë Casemiro duke folur për Ten Hag.
“Ai obsesion për të fituar diçka… e kam parë vetëm tek pak trajnerë”, shtoi tutje lojtari.
Man United vazhdon të jetë në periudhë tranzicioni me Erik ten Hag, për të rikthyer lavdinë e dikurshme.