Sipas “The Times”, mesfushori brazilian Casemiro pritet të largohet nga Manchester United në verë, me kontratën që i skadon dhe me klubin që nuk ka gjasa ta zgjasë atë në kushtet aktuale.
United ka opsion për ta shtyrë marrëveshjen edhe për një vit, por pagat e larta të lojtarit, mbi 18 milionë funte në vit po konsiderohen të papranueshme në këtë fazë.
Me klubet saudite që janë të gatshme t’i ofrojnë një kontratë shumë më të pasur, 33-vjeçari shihet gjithnjë e më larg “Old Traffordit”. Casemiro e ka humbur statusin e tij të dikurshëm te United dhe largimi duket skenari më realist.
Elliot Anderson
Ndërkohë, Manchester United ka hedhur sytë nga disa mesfushorë të rinj, ndërsa emri që spikat është ai i Elliot Anderson të Nottingham Forest.
Forest mund të kërkojë deri në 100 milionë funte për 22-vjeçarin, i cili pritet të ketë rol kyç me Anglinë në Kupën e Botës verën e ardhshme.
United është duke e monitoruar situatën, por çmimi i lartë dhe konkurrenca e mundshme mund ta komplikojnë garën për Anderson.







