16 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

CAS-i refuzon ankesën e Kosovës

- Advertisement -

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s.

Vendimin, gjykata me seli në Llozanë të Zvicrës e publikoi të hënën. FFK-ja ishte ankuar lidhur me ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar ndaj Rumanisë. FFK-ja, sipas vendimit, ka kërkuar UEFA ta mbajë Federatën e Futbollit të Rumanisë përgjegjëse për ndërprerjen e ndeshjes si dhe të anulojë gjobën prej 6000 euro.

Por edhe CAS-i, njëjtë si UEFA, ka vlerësuar se loja u ndërpre për shkak se futbollistët e Kosovës e lëshuan njëanshëm fushën e lojës.

“Paneli shqytrtoi provat dhe arriti në përfundim se lojtarët e Kosovës morën vendim të njëanshëm për të lënë fushën, në mungesë të një udhëzimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes. Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës u mor për shkak të disa brohoritjeve. Ndërsa ato ishin të papranueshme dhe ishin subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga ekipi kombëtar i Kosovës. I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që duheshin ndërmarrë”, shkruan në vendimin e publikuar të hënën.

Pra përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes, njëjtë si UEFA, CAS-i i lë lojtarët e Kosovës.

“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit që të ktheheshin në fushë dhe të vazhdonin ndeshju. Paneli vendosi që FFK-ja e federata rumune ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi i kontestuar mbështetet”./

Të ngjashme

Të fundit