Trajneri italian, Carlo Ancelotti sot udhëhoqi ekipin e Real Madridit për herë të fundit në karrierë.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti foli para tifozëve dhe u përshëndet me ta.
Nuk do ta harroj kurrë çdo ditë që kam kaluar këtu dhe po e mbylli me Hala Madrid, asgjë tjetër, ju dua shumë”, u shpreh Carlo Ancelotti i cili ishte me lot në sy
Kujtojmë që sot Real Madridi shënoi fitore 2:0 ndaj Sociedadit.
Ndërkohë, Ancelotti pas largimit nga Reali do të bëhet trajner i Kombëtares së Brazilit.