Lëndimet e shumta të lojtarëve kyç kanë prekur Real Madridin këtë sezon, por pavarësisht kësaj, ata e mbyllën vitin në krye të La Ligës dhe u kualifikua lehtësisht nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, në janar Reali përballet me një ritëm të vështirë dhe një orar të ngjeshur, prandaj ka nevojë për rikthimin e lojtarëve që kanë munguar prej kohësh.
Në tre javët e para të vitit 2024, Reali do të luajë deri në pesë ndeshje në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndaj për shkak të kësaj dhe një sërë lëndimesh të rënda, gjithnjë e më shumë po shkruhet dhe flitet që duhet të forcojë ekipin edhe duke blerë lojtarë në afatin kalimtar të dimrit.