Cardi B është sërish shtatzënë.
Reperja po e pret fëmijën e katërt, të parin me të dashurin Stefon Diggs.
Të mërkurën, 32-vjeçarja e zbuloi vetë lajmin gjatë një interviste në CBS Mornings, ku tha: “Do të kem një fëmijë me të dashurin tim, Stefon Diggs”, transmeton Klankosova.tv.
“Jam e emocionuar. Ndihem sikur jam në një vend të mirë. Ndihem shumë e fortë, e fuqishme që po bëj gjithë këtë punë, po bëj gjithë këtë punë ndërsa po mbaj një fëmijë”.
Cardi dhe ish-i dashuri i saj Offset janë prindër të tre fëmijëve: vajzës Kulture, 7 vjeç, djalit Wave, 3 vjeç, dhe vajzës Blossom, të cilën e lindi shtatorin e kaluar.