Reperja e famshme Cardi B, e njohur për faktin se nuk ka komplekse dhe flet hapur për çdo gjë, ka zbuluar së fundmi edhe një detaj mjaft të çuditshëm nga jeta e saj. Në një podcast, ajo tregoi se kishte shpenzuar plot 13 mijë dollarë (11 mijë euro) për një piercing me diamant në pjesën e pasme të trupit – i cili, pas një kohe të shkurtër, përfundoi në një vend krejtësisht të papritur.
Duke qenë e ftuar të mërkurën në podcastin e njohur Call Her Daddy, reperja 32-vjeçare foli hapur për piercingun provokues, të cilin e kishte treguar për herë të parë në janar. Kur moderatorja Alex Cooper e pyeti nëse kishte qenë i dhimbshëm procesi, Cardi u përgjigj menjëherë: “Nuk më dhembi aspak”, tha ajo, duke shpjeguar se nuk ndjeu dhimbje pasi ajo pjesë e trupit i ishte mpirë për shkak të një ndërhyrjeje estetike të mëparshme.
“Nuk do t’ua rekomandoja njerëzve, sepse unë kisha bërë një operacion më herët”, sqaroi ajo. “Ndonjëherë njerëzit thonë se e kam të madhe, por nuk e dinë që më kanë bërë ndërhyrje për ta zvogëluar… Praktikisht më kanë bërë një lloj ‘tummy tuck’ tek pjesa e pasme. Pra, pjesa e sipërme e saj është e mpirë. Kështu që, kur bëra piercing-un, nuk ndjeva asgjë. Ishte piercingu më i lehtë ndonjëherë”.