29.8 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Cardi B ndryshon stil pas ndarjes nga Offset, i ngjason Kim Kardashian-it

- Advertisement -

Cardi B u shfaq me një pamje të re dhe të ngjashme me stilin e Kim Kardashian, gjatë një udhëtimi në Paris për fundjavën e 4 korrikut.

Reperja 32-vjeçare, e cila po kalon një divorc të tensionuar me Offset, veshi një fustan ngjyrë blu me prerje të ngushtë dhe të shkurtë, duke treguar format e saj trupore.

Stili i saj, që kujtonte një fustan të ngjashëm të Kim-it në Oscarët e 2022, përfshinte edhe flokët e kapur në një bisht të ulët dhe grim me tone neutrale, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje vjen pas njoftimit për albumin e saj të dytë “Am I the Drama?”, që publikohet më 19 shtator dhe përfshin këngë të reja si “Outside”, ku ajo thumbon ish-burrin e saj dhe aludon për një romancë me yllin e NFL-së, Stefon Diggs.

Ndërkohë, Cardi ka akuzuar publikisht Offset se nuk ka kontribuar financiarisht për fëmijët që nga ndarja.

Ajo tregoi se mbulon vetë të gjitha shpenzimet – që përfshijnë tarifa të larta për shkollim, dado dhe mësime private, duke përmendur se vetëm shoferi i fëmijëve paguhet 10,000 dollarë (afërsisht 9,200 euro) në muaj.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë në X Spaces, Cardi tha se Offset nuk ka marrë asnjë përgjegjësi financiare dhe madje po kërkon mbështetje bashkëshortore: “Kiari, a të kam kërkuar ndonjë gjë? Ti je ai që kërkon ndihmë tani”.

Të ngjashme

Të fundit