Home Rozë Cardi B i jepet një shans i dytë nga gjykata amerikane

Cardi B i jepet një shans i dytë nga gjykata amerikane

0

Reperja fituese e çmimit Grammy, Cardi B, u shfaq në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut pasi nuk arriti të përmbushte  15 ditë shërbim të detyrueshëm në komunitet për një  vepër penale të kryer disa vite më parë.

Artistes ju kërkua të paraqitej në gjykatë pasi nuk kishte respektuar detyrimin e vendosur nga gjykata.

Personalisht dhe profesionalisht, Cardi është e përkushtuar ndaj shërbimit ndaj komunitetit dhe përpjekjeve të  bamirësisë. Prandaj ajo vlerëson që gjykata i ka dhënë asaj  afat deri më 1 mars për të përfunduar angazhimin e saj në shërbim të komunitetit në Queens, Nju Jork”, tha avokati i Cardi B, Drew Findling, në një deklaratë.

Reperja 30-vjeçare u deklarua fajtore për dy akuza për kundërvajtje vitin e kaluar, pasi u akuzua për fillimin e një sherri me dy banakiere më një lokal nate në qytetin e Nju Jorkut në vitin 2018.

Prokurorët pretenduan  gjatë vitit 2018 se Cardi B hodhi objekte, duke përfshirë shishe shampanje, ndaj dy motrave që ishin banakiere, ndërkohë që urdhëroi shoqëruesit e saj t’i sulmonin ato.

Ajo  akuzoi  njërën prej tyre për lidhje me bashkëshortin dhe kolegun e saj reper, Offset.

Exit mobile version