3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Cardi B bën gjestin human

- Advertisement -

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams njoftoi të mërkurën se fituesja e çmimit Grammy ka ofruar të mbulojë të gjitha shpenzimet për viktimat e zjarrit në Bronks, vendi ku ajo është rritur.

Shumë nga viktimat kishin lidhje me Gambian dhe familjarët e viktimave kishin vendosur për varrimin e tyre në lagjen e tyre afrikano-perëndimore për të cilat Cardi B është zotuar t’i paguajë.

Jam jashtëzakonisht krenare të jem nga Bronks, kam ende shoqëri dhe familjarë që jetojnë dhe punojnë atje. Kur dëgjova për zjarrin dhe për të gjithë viktimat, e ndjeva si detyrim të bëj diçka për të ndihmuar. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që po kalojnë familjarët e tyre, por shpresoj që të kenë një problem më pak dhe që do i ndihmoj sado pak të ecin përpara. I shpreh ngushëllimet e mia të gjithë të prekurëve nga kjo tragjedi”, u shpreh Cardi B në deklaratën e saj.

Zjarri i cili ishte më i tmerrshmi që Nju Jork kishte parë në 3 dekada dhe që shkaktoi 17 viktima përfshirë këtu dhe 9 fëmijë, erdhi si pasojë një difekti të një ngrohësi në një nga apartamentet e ndërtesës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit