Cardi B së fundmi është ankuar për çmimin e qirave të apartamenteve në Bronx.
Kjo pasi ajo po përpiqej ta ndihmonte një shoqe të saj, ta gjente një të tillë.
Dhe kur artistja i sugjeroi shoqes të vendoste për një apartament në qytetin e saj të lindjes, Bronx, sepse supozoi se do të ishte më i lirë, më vonë e kuptoi se edhe qiratë atje ishin rritur ndjeshëm pasi bëri disa kërkime në internet.
“Oh, pse qiraja është kaq e shtrenjtë?”, tha ajo.
Më pas, reperja u kërkoi falje fansave të saj që u kërkoi atyre të blinin albumin e saj të fundit “Am I the Drama?”.
“Nuk e di se si po mbijetojnë njerëzit. Më vjen shumë keq që ju kërkova të blini albumin tim duke marrë parasysh ekonominë, qiraja kaq e lartë dhe e çmendur në Bronks. Më vjen shumë keq”, tha ajo.