-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Caplan: Ballkani Perëndimor s’do të jetë prioritet i lartë për Trumpin

- Advertisement -

Profesori i Raporteve Ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, Richard Caplan, lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor s’do të jetë lartë në agjendën e Administratës së re.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor s’është një prioritet i lartë për Trumpin”, ka thënë Caplan, duke shtuar edhe faktin se ende s’dihet se kë do ta zgjedh Trump për ta drejtuar politikën e jashtme.

Profesori i Universitetit të Oxfordit ka thënë se gjërat do të vazhdojnë pa ndonjë ndryshim të madh dhe sipas tij e ardhmja është e parashikueshme.

“Për momentin, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha dhe gjithçka do të vazhdojë si zakonisht”, ka thënë Caplan për Express.

Ndërkohë sot mediumi i madh amerikan “Politico” ka publikuar emrat e mundshëm për pozitat kyçe në një administratë të dytë që do të drejtohet nga Donald Trump.

Ish-emisari presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, janë dy prej emrave që përfolën si të mundshëm për të zënë karrigen e Sekretarit të Shtetit. Ky emërim siç ka shkruar “Politico”, pritet me shumë kureshtje në Evropë.

Gjithashtu edhe në Kosovë prej kohësh është diskutuar mundësia e rikthimit të Richard Grenell në pushtet si njeri i besueshëm i Donald Trump, për shkak të raportit të acaruar që Grenell ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Grenell është përfshirë në zhvillimet politike në Kosovë edhe gjatë kohës sa s’ka pasur kurrfarë funksioni politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vazhdimësi, Grenell ka adresuar kritika ndaj veprimeve të kryeminsitrit Albin Kurti, sa herë që kreu i Qeverisë së Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me Veriun e Republikë së Kosovës, gjë për të cilën është kritikuar edhe nga adminsitrata e Biden.

Kandidati republikan, Donald Trump, ka fituar me rezultat të bindshëm kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris, duke e mposhtur këtë të fundit edhe me votë popullore, përveç votës elektorale. Trump ka arritur që të fitojë shumicën e atyre që njihen si “swing states” duke shkuar në total prej 277 votave elektorale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit