12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Capital T paralajmëron padi ndaj moderatorit të njohur dhe një artisti, do ua kërkoj nga 50 mijë euro për prishje imazhi

- Advertisement -

Këngëtari i mirënjohur Capital T, pak momente më herët ka ndarë një postim në llogarinë personale të Instagram-it me ndjekësit e tij.

Dhe jo nuk është për “Time Capsule III”, koncerti madhështor që rikthehet në Tiranë më 16 gusht.

Por ka të bëjë me një shpifje, siç Capital T pretendon, e cila është bërë nga gazetari Robet Bojaj dhe një i ftuar në emisionin e tij. Këta të fundit, teksa zhvillonin një intervistë, kanë deklaruar se Capital i ka kërkuar një x artisti 50.000 euro për të realizuar një këngë me të, por Capital i hedh të gjitha poshtë dhe shprehet se këto janë shpifje. Për këtë gjë ai ka marrë një vendim: Të dy do të shkojnë në Gjykatë për prishje imazhi!

“Rastësisht e pash emisionin e një gazetari që e ka emrin Robert Bojaj, që më njeh dhe ka kontakt me mua. Ai po pretendon se unë i kam kërkuar një x artisti 50.000 euro për bashkëpunim, këto janë komplet shpifje dhe rrena. Kurrë në jetën time nuk i kam lyp askujt para për bashkëpunim. Sepse unë muzikën e bëj për qejf dhe e bëj me njerëzit që më kanë pëlqyer çfarë bëjnë dhe më ka pëlqyer muzika e tyre. Dhe kam bërë muzikë për qejf, s’kam bërë muzikë për të marrë para. Kështu që ti e ke pasur mundësinë Robert të më thërrasësh dhe ta konfirmosh, por tani s’ke më punë, i ke hapur probleme dhe atij djalit që e vure në siklet me zor u mundove të ja nxirrje fjalët, keni për të shkuar të dy në Gjykatë për prishje imazhi! Edhe tani vërtetë keni për të paguar nga 50.000 euro të dy!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit