17.4 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Capital T paralajmëron bashkëpunimin “legjendar” të radhës

- Advertisement -

Capital T është një ndër artistët më të preferuar e më të njohur të momentit. Këtë sezon veror ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore por ai që kulmoi ishte konceri i tij madhështor në Kosovë.

Artisti mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës si dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”.

Nëse kishit menduar që Kapoja është duke pushuar, e keni gabim pasi vetëm pak minuta më parë, reperi i njohur ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij në “broadcast channel“, se pritet të publikojë së shpejti albumin e tij të gjashtë, për të cilin është shprehur se do të jetë legjendar.

Dhe bëhuni gati pasi, ditën e sotme, Kapoja ka paralajmëruar se nëser do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, në bashkëpunim me një prej reperave më të talentuar shqiptar, MC Kresha.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Capital T ka zbuluar dhe titullin e këngës si edhe orën që do të publikohet.

“Legendary” do të titullohet bashkëpunimi i radhës i artistit, i cili pritet të publikohet ditën e nesërme, ora 18:00. Numërimi mbrapsht ka filluar për një prej projekteve muzikore, që pritet të korr sukses të jashtëzakonshëm në treg.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit