Capital T ka publikuar në Instagram një listë nga artistët më të dëgjuar të vitit 2025 në Apple Music Replay, ku reperi shqiptar renditet në vendin e parë.
Sipas të dhënave të shpërndara, Capital T është dëgjuar për 863 minuta, duke lënë pas emra të mëdhenj të skenës botërore si Mac Miller, Drake, Rihanna dhe Dhurata Dora, të cilët gjithashtu shfaqen në pesëshen e artistëve më të dëgjuar.
Lista e publikuar tregon:
1. Capital T – 863 minuta
2. Mac Miller – 859 minuta
3. Drake – 813 minuta
4. Rihanna – 754 minuta
5. Dhurata Dora – 730 minuta
Fakti që Capital T kryeson këtë listë, në mesin e mbi 1,120 artistëve, tregon vazhdimësinë e ndikimit të tij në publik dhe popullaritetin e madh që gëzon në platformat globale të muzikës.

Në anën tjetër, në storien e publikuar shihet edhe një pyetje drejtuar tij mbi mundësinë e mbajtjes së një koncerti në SHBA, çka sugjeron interes të lartë nga audienca ndërkombëtare.






