Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka krahasuar talentin e ri të skuadrës, Kenan Yildiz, me legjendën Alessandro Del Piero.
Capello shprehet se Yildiz bart numrin 10 me personalitet dhe qetësi, duke marrë mbi supe përgjegjësinë historike të kësaj fanelle të famshme.
“Del Piero ka bërë historinë, ndërsa Yildiz po përpiqet ta shkruajë të tijën, por me qetësi, gjallëri dhe kënaqësi”, tha Capello në kolumnen e tij në “Gazzetta dello Sport”, duke theksuar se lojtari duket i përkushtuar dhe i lumtur në fushë.