Eridana Çano drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, vlerëson se arti në Kosovë dhe Shqipëri është i ngjashëm.
Cano e ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se artistët kanë mundësi të jashtëzakonshme që të bashkëpunojnë në mes tyre.
“Arti është i ngjashëm, janë rryma që përcillen në të gjithë Ballkanin, kemi një Ballkan të Hapur dhe normalisht artistët kanë një mundësi të jashtëzakonshme dhe të nderveprojnë dhe të bashkëpunojmë”, ka thënë Cano.
“Unë e shoh shumë të ngjashme dhe shumë bashkëpunuese, iu mbetet kritikëve të artit të japin mendimet e tyre më të vlerësuara”.
“I duam, ju keni artistë të jashtëzakonshëm (Kosova), kemi bashkëpunime të jashtëzakonshme midis artistëve tuaj (Kosova) dhe tanë (Shqipëria), arti na përbashkon të gjitha format dhe mënyrat”, u shpreh ajo tutje.