Fituesin e Kupës së Botës 2006, me kombëtaren Italiane, Fabio Cannavaron do ta shohim përsëri në këtë kompeticion madhor, mirëpo kësaj rradhe si trajner.
Kjo pasi ai është emëruar trajner i Uzbekistanit.
Cannavaro, do të drejtojë Uzbekistanin në Botërorin e verës së ardhshme, hera e parë që kjo kombëtare merr pjesë në një kompeticion të tillë.
Italiani, së fundmi ishte trajner i Dinamo Zagrebit, skuadër të cilën e udhëhoqi në vetem 14 ndeshje.