10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Cannavaro: Ndoshta ka ardhur koha ta drejtoj Napolin

- Advertisement -

Tensionet në kampin e Napolit pas humbjes ndaj Torinos nuk janë ulur dhe spekulimet për largimin e trajnerit Walter Mazzarri po rriten.

Megjithatë, edhe pse lajmi i mundshëm i dorëheqjes së trajnerit është hedhur poshtë, shumë njerëz po mendojnë për të ardhmen e skuadrës dhe disa emra po dalin si alternativa të mundshme. Një prej tyre është Fabio Cannavaro, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2006, i cili ka shfaqur interesin për të marrë drejtimin e Napolit.

Cannavaro, pas eksperiencës te Benevento, është shprehur se është gati për një rikthim në shtëpi, në skuadrën ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij futbollistike. “Ndoshta ka ardhur koha. Më duket momenti i duhur dhe unë jam gati,” ka thënë ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane.

Megjithatë, për ta bërë këtë dëshirë realitet, ai duhet të miratohet nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Cannavaro, në një intervistë për “Tuttosport”, ka treguar se deri tani nuk ka pasur kontakte me presidentin dhe se ai është i hapur për një mundësi të tillë.

“Ai që vendos është presidenti dhe sinqerisht nuk më ka ardhur ndonjë mesazh nga ai. Kontakti konkret ka qenë me turqit e Besiktas, por pak ditë më parë ata vendosën që t’i besojnë skuadrën Fernando Santosit,” ka shtuar Cannavaro.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit