Home Sport Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolës

Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolës

0
Cancelo zbulon pse u largua nga City: Nuk është për shkak të Guardiolës

Padyshim që njëri nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore ishte edhe ai i Joao Cancelos te Manchester City.

Cancelo kaloi te Bayerni në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, respektivisht deri në muajin qershor.

Ndërkaq, portugezi tani ka zbuluar arsyen pse u largua nga City, dhe nuk është trajneri Pep Guardiola ashtu siç pretendohej në media.

“Nuk kam pasur minutazhë të mirë, e cila ndikoi në vendimin tim, nuk është për shkak të Pep (Guardiolas). Me të vërtetë e doja një aventurë të re, Bayerni është ekip i ëndrrave”, tha Cancelo .

“E morra këtë shans kur më erdhi. E dija se ky është një ekip i madh dhe unë doja ta merrja këtë mundësi”, shtoi më tej mbrojtësi portugez.

Kujtojmë që Cancelo është në huazim te Bayerni, por që kanë një opsion blerjeje.

Exit mobile version