28.5 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Çanak: Veprimet e Kosovës të logjikshme, Kurti lojtar i fortë

- Advertisement -

Po e vlerëson si të drejtë vendimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, që pagesat brenda territorit të Kosovës të kryhen vetëm me valutën euro.

Politikani serb Nenad Çanak për tëvë1, ka përmendur si shembull Malin e Zi, që veproi në të njëjtën mënyrë për ta kompletuar sovranitetin shtetëror.

Megjithatë politikani socialdemokrat, thotë se në këtë fazë duhet treguar edhe kujdes për komunitetin serb në Kosovë.

“Futja e euros si valutë në të gjithë territorin e Kosovës është një lëvizje krejtësisht logjike dhe të njëjtën gjë bëri edhe Mali i Zi në një moment për të kompletuar sovranitetin e tij shtetëror. E vetmja gjë e rëndësishme në këtë moment është të sigurohet që njerëzit në Kosovë që marrin pensione dhe të drejta të tjera nga Serbia të mos preken nga kjo lëvizje. Komuniteti ndërkombëtar reagon me nervozizëm sepse çdo lëvizje e pavarur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës shikohet vetëm nga prizmi i këtyre marrëdhënieve dhe nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme funksionimit të sistemit, ekonomisë dhe sundimit të ligjit brenda kufijve të Kosovës”, ka thënë ai.

Çanak ka folur edhe për reagimet e shteteve QUINTI-t që po kërkojnë shtyrjen e këtij vendimi.

Ai e konsideron si diçka të pamundur që një kryeministri i një vendi sovran t’i dëgjoj të gjitha kërkesat e ndërkombëtarëve.

Politikani serb, madje e cilëson kryeministrin Kurti, si një lojtar të fortë.

“Kryeministri Kurti është një lojtar i fortë dhe përpiqet të qeverisë vendin në përputhje me bindjet e tij. Të mbështetesh te partnerët perëndimorë është logjike dhe e rëndësishme, por zbatimi i
pakushtëzuar i ideve të tyre është diçka me të cilën asnjë njeri me integritet nuk mund të pajtohet. Qytetarët e Kosovës duhet të marrin vendime për Kosovën përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Çanak për Tëvë1.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Uashingtoni nuk ka qenë i informuar lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit