-3.8 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Canaj: Veprimet e Kurtit po bëhen për fushatë, nuk mund të ‘shitet’ më patriot se Thaçi, Veseli e Haradinaj

- Advertisement -

Diplomati Blerim Canaj, ka thënë se mbyllja e strukturave paralele serbe po bëhet për fushatë politike.

Ai tha se duhet marrë parasysh se kur merren këto vendime mos të kenë kosto për Republikën e Kosovës.

Tutje, ai tha se në momentin që Kurti po verën që nuk po “i dhezin” ofendimet për partitë politike, atëherë ai të nesërmen merr ndonjë veprim që ka të bëjë më serbët.

“Secili nga ne është për mbylljen e këtyre strukturave paralele, por jemi që kur të merren këto veprime të mos kenë kosto për Republikën e Kosovës. Kur e shohim kryeministrin tonë që bëhet nervoz në fushatë e verën ai që nuk po i dhezë kur i fyn partitë tjera politike, të nesërm e merr një veprim tjetër, diçka me serbë duhet të jetë”, ka thënë ai.

Më tej, ai tha se Kurti nuk mund të ‘shitet’ më patriotë se Thaçi, Veseli, Rama dhe Haradinaj.

“Te jemi të qartë në qoftë se i shohim personat të cilët janë në politike, ne brenda partive politike kemi larg ma patriotë se Albin Kurti dhe prapë se prapë nuk mund t’i shitet karta e patriotizmit me këto çështje. Ai po e përdorë për fushatë. Albin Kurti nuk mund të shitet ma patriot se tipi i Hashim Thaçit, Kardi Veselit, Rafet Ramës, Ramush Haradinaj etj”, ka thënë ai në Tëv1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit