Opinionisti Blerim Canaj ka folur rreth situatës aktuale në vend ku nuk po formohet qeveria, ku ka thënë që duket sikur ka gjithmonë një pritje që të intervenojnë miqtë ndërkombëtarë.
“Ne si duket jemi mësuar që gjithmonë të intervenojnë partnerët tanë në zgjidhjen e këtyre cështjeve”, ka thënë Canaj në Edicionin Special të Klan Kosovë.
“Mirëpo, tani po e shohim që, okej, deri më tani për shembull Gjermania s’ka pasur qeveri, por edhe sShtetet e Bashkura të Amerikës sikur po na lënë që të merremi me vetveten, dhe injorimi nganjëherë është më i rëndë se sa të veprojnë dhe t’ua ngrehin veshëve politikanëve tanë për shkak se duket sikur është njëfarë protokolli i politikës së jashtme të Amerikës që kur nuk duan të kenë punë me ty vetëm të injorojnë. Njëfarë protokolli pashkruar”.
“Nuk është hera e parë që e bëjnë me ne por e kanë bërë edhe me vendet tjera”.