23.4 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Canaj: Qeveria nuk është marrë me hallet e qytetarëve, varfëria mund të çojë në derë të armikut

- Advertisement -

Analisti politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar vrasjet e fundit në Kosovë dhe gjendjen e sigurisë publike në vend.

Canaj kritikoi qeverinë në detyrë, duke theksuar se për katër vite institucionet janë marrë me gjithçka tjetër, përveç ndërtimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Sipas tij, neglizhenca ndaj problemeve sociale po e shtyn vendin drejt pasigurisë dhe mund të nxisë protesta.

”Ne gjatë 4 viteve me gjithcka jemi marrë, vetëm me shtetin jo. Qeveria nuk është marrë me hallet e qytetarëve, por gjithmon kanë ndërtuar dicka në veri. Lenia anash e problemeve që i prekin qyettarët e qojnë deri në këtë pikë. Mund te kemi ndonjë protestë për gjendjen sociale. Varfëria mund të qoj deri në derë të armikut”, tha Canaj.

Të ngjashme

Të fundit