Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se sikur të mos ishin veteranët e LDK-së, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku do të “udhëhiqte” qeverinë.
”Po të mos kishte qenë ky grupi i veteranëve të LDK-së, ndoshta sot do ta kishim qeverinë me Lumir Abdixhikun dhe të tjerët”, ka thënë Canaj.