24.6 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Canaj për Kusari-Lilën: Me këtë VV ka treguar se i duhet prapë me komuniku me Radoiçiqin

- Advertisement -

Diplomati, Blerim Canaj ka komentuar listën e publikuar të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Canaj  ka thënë se në këtë listë nuk ka ndonjë kandidim që e kishte vlerësuar, përveç atij të Glauk Konjucës.

I pyetur në lidhje me vendosjen e Mimoza Kusari-Lilës në numrin 8, ai ka thënë se më këtë LVV tregon se do t;i duhet prapë dikush që të komunikojë me Radoiçiqin.

“Kjo tregon që më siguri LVV do t’i duhet prapë dikush që të komunikojë me Listën Serbe dhe me Radoijçiqin. Atë e ka bërë më se mirë, nuk e di çfarë tjetër ka bërë ajo. Është mundu me kordinu Listën Serbe mos me votu rritjen e pagës për veteranët.  E shoh Rozetën Hajdari aty, si ta shoh atë emër më, kujtohen disa skandale“, ka thënë ai në Tëvë1.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Listës i prinë Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu etj.

Të ngjashme

Të fundit