Analisti politik Blerim Canaj në “Click” të RTV21, ka komentuar qëndrimet e Dejona Mihali dhe ndërveprimin mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë.
Canaj ”kritikoi” ashpër ndërhyrjet politike në gjyqësor, duke i quajtur të papranueshme.
“Ajo që shkruan Dejona Mihali, në sytë e mi, është përzierje në gjyqësor. E pamë një vendim ku një ministër u shpall i jashtëligjshëm – kjo do të thotë se edhe kryeministri Kurti është i jashtëligjshëm. Dhe si mund të thotë Dejona Mihali që Gjykata po i përzihet ekzekutivit? Cilit ekzekutiv? Ai ekzekutiv qenka inekzistent!”, u shpreh Canaj.