7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Canaj për çështjen e dinarit: Përfitimi politik i Kosovës është zero

- Advertisement -

Vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit ndonëse nuk e quan të “keq”, megjithatë për ish-diplomatin Blerim Canaj, i njëjti është marrë në kohën e gabuar.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Canaj ka theksuar se vendimi është i drejtë, por sipas tij, të njëjtat duhet të merren në kohën e duhur.

“Deri para marrjes së këtij vendimi ka qenë problemi të cilin e ka pasur Vuçiq pas zgjedhjeve në Serbi, e kemi pasur rastin e Banjskës, a po dëgjoni më për këtë temë… një vendim i gabuar në kohën totalisht të gabuar dhe në momentin e gabuar, nuk po them se është vendim i keq, por totalisht i gabuar në kohë dhe hapësirë edhe në moment po na kushton neve si shtet dhe cili është përfitimi i Kosovës, po flas për përfitim politik, përfitimi është zero…”, u shpreh Canaj.

Ai beson se vendimi i BQK-së më shumë ka të bëjë me zhvendosjen e temës dhe në shtyrjen e disa çështjeve të tjera.

“Është çështje e brendshme e Kosovës, kurrë nuk kemi thënë që vendimi i Qeverisë apo i BQK-së, nëse është i BQK-së, është vendim i padrejtë, absolutisht me shumë të drejtë, mirëpo gjithmonë vendimet sidomos të tilla, duhet të merren në kohën e duhur dhe paraprakisht të analizohet mirë se si të merret. Vetë koha dhe periudha kur është marrë ky udhëzim administrativ më shumë ka pasur të ketë me zhvendosje të temës dhe të shtyhen disa çështje, mund të jetë taktikë e Qeverisë, ajo është punë e tyre, mirëpo a është në kohën e duhur, absolutisht jo, është në kohë jo të duhur”, shtoi më tej ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit