19.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Canaj: Partitë ish-opozitare po driblohen si Messi nga Albin Kurti

- Advertisement -

Ish-diplomati, Blerim Canaj, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka larguar “nga loja” partitë që kanë shumicë votash.

Sipas Canaj, si rrjedhojë e këtij veprimi, tashmë është “ngritur çmimi i votave”.

Ai thotë se çmimin më të lartë të votave tashmë e kanë pakicat.

“Është ngritur çmimi i votave tani. Kjo pasi, Kurti, partitë, të cilat e kanë një shumicë votash faktikisht i ka larguar nga loja dhe tani po ka mungesë të konkurrencës dhe kur ka mungesë të produktit gjithmonë rritet çmimi, e tashmë produkti është vota. Çmimin më të lartë e kanë pakicat. Po ka probleme tashmë edhe me shpërndarjen e dikastereve. Pra, premto njërës pakicë, premto tjetrës – ata asnjë nuk është e sigurt që i bëjnë votat, dhe kjo rrjedhimisht po bën që po luhet me qytetarin e më së shumti me paritë opozitare” , tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Madje, Canaj situatën politike e krahason edhe me atë në fushën e futbollit.

Për ish-partitë opozitare, ai thotë se po driblohen si Messi nga Kurti.

“Partitë ish-opozitare po driblohen si Messi nga Kurti… Për shkak të një politike të tillë në sytë e mi të papërgjegjshëm, konsekuencat i bartë qytetari i Kosovës dhe shteti”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit