18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Canaj: Nëse Lista Serbe futet në garë për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, kthehemi në pikën zero

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës, Blerim Canaj, ka deklaruar se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut do të përbënte një hap prapa për zhvillimet politike dhe institucionale në atë pjesë të vendit.

I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Canaj u shpreh se nëse Lista Serbe hyn në garë dhe siguron mbështetjen e komunitetit serb, atëherë do të krijohet një realitet i ri politik që sfidon arritjet e deritashme të sovranitetit të Kosovës në veri.

“Nëse Lista Serbe futet në garë në Mitrovicën e Veriut, ne kthehemi në pikën zero. Do të kemi një realitet tjetër. Nëse merr pjesë komuniteti serb dhe fiton Lista Serbe, atëherë a po i bie se ne edhe para se me ardhur Albin Kurti kemi pasur sovranitet?”, u shpreh Canaj.

Të ngjashme

Të fundit