-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Canaj: Me Kurtin në pushtet, mund të ketë refuzim të bashkëpunimit nga Trump

- Advertisement -

Ai thotë se republikanët janë të prerë në vendime dhe me një qasje çfarë ka pasur Kurti deri tash Kosova ka me pas situatën më keq se tash.

“Le ta merr pushtetin Albin Kurti, ki me pas 50 herë më keq se tash, për shkak se ka fitu Donald Trumpi në ShBA. Një Albin Kurt këtu, një Grenell faktorë dhe një Donald Trump që është i paparashikueshëm edhe shumë pragmatik me një Albin Kurt çfarë ka qenë deri tash, definitvisht Kosova ka më pasë shumë më rëndë. Për shkak se dallimi është që demokratët shkojnë ‘tërhiqe e mos e këput’ tek republikanët janë goxha të prerë”, ka thënë Canaj në emisionin “InfoNata”.

Ai ka vlerësuar se duke pas parasysh raportet e Kurtit me administratën e Trump, mund të ndodhë të mos jetë bashkëpunimi se çfarë e meriton Kosova e deri në refuzim.

“Do të thosha që do të ketë një bashkëpunim të cilin e meriton Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund të ketë deri në refuzim. Po e shohim një përafrim të Vuçiqit, ishte lajmi që ai ka telefonu Trumpin, po jo Albin Kurti as Vjosa Osmani. Ky është sinjal që Vuçiqi pat qasje menjëherë e derisa ne ende askush”, u shpreh Canaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me administratën Trump.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit