21 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Canaj: Me deklaratat e fundit, Kurti dhe VV-ja bënë presion ndaj Kushtetueses

- Advertisement -

Analisti politik Blerim Canaj ka folur për kritikat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të fundit të saj për pezullimin e punimeve në Kuvend deri në fund të shtatorit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Canaj është shprehur se këto deklarata nga Kurti dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përbëjnë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, dhe i njëjti pohoi kështu edhe pasi LVV-ja e ka propozuar sot kryetarin e saj për kryeministër të vendit.

“Një reagim i tillë është bërë rutinë – të bëhet presion ndaj gjykatave, pra nga Qeveria në detyrë e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Tani jemi në një situatë ku po presim një vendim nga Gjykata Kushtetuese, dhe kjo, në sytë e mi, duket sikur Kurti po i thotë militantëve: ‘Ne jemi gati, por këta nuk po na lejojnë’. Kjo për faktin se Albin Kurti është propozuar kandidat për kryeministër nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.”

“Ligjërisht, kjo është sikur dikush të marrë një person nga jashtë dhe t’i thotë: ‘Tash ne, si parti, po të marrim dhe po të propozojmë për kryeministër’. E dimë si është procesi, e dimë se presidentja nuk ka kërkuar ndonjë emër. Por kjo është vazhdimësi e presionit që aktorët e LVV-së dinë ta bëjnë mbi Gjykatën Kushtetuese,” ka thënë Canaj.

Të ngjashme

Të fundit