-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Canaj: Lista Serbe nuk e ka humbur ndikimin në veri

- Advertisement -

Profesori universitar, Blerim Canaj, thotë se Lista Serbe nuk ke ka humbur ndikimin e saj te qytetarët serbë që jetojnë në katër komunat në veri.

Canaj, thotë se ndikimi i Listës Serbe dëshmohet te thirrja kur e ka pasur për bojkot të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në prill të 2023-tës.

“Në qoftë se ne arrijmë ta integrojmë atë pjesë atje, atëherë ne mund të flasim për një siguri afatgjate në Kosovë. Kjo situatë aktualisht nuk është afatgjate. Absolutisht jo. Madje, çfarë është arritur deri më tani… më parë ka qenë një skepticizëm i popullatës serbe në raport me Listën Serbe, mirëpo tani po e vërejmë që ajo popullatë që ka qenë skeptike në raport me Listën Serbe është forcuar nga ajo. Këtë e pamë në draftin për referendumin për  zgjedhjet lokale në veri, kur dikur dolën të gjithë, pastaj askush nuk doli pas thirrjes nga Lista Serbe. Ne e pamë që Lista Serbe atëherë nuk e kishte humbur ndikimin, kur bëri thirrje për mos të dalë për të votuar”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Zgjedhjet e parakohshme u organizuan pas një bojkoti masiv nga komuniteti serb, ku pjesëmarrja ishte shumë e ulët me vetëm rreth 3% e votuesve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit