20.7 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Canaj: Limaj nuk dëshiron zgjedhje, do t’i merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të Kuvendit

- Advertisement -

Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, vlerësoi se qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai shtoi se Fatmir Limaj nuk është i gatshëm të përballet me zgjedhje të reja, duke qenë i rrezikuar politikisht, dhe po të propozohej nga VV për kryetar Kuvendi, do t’i merrte votat më lehtë sesa Albulena Haxhiu.

”Herët apo vonë synimi i Albin Kurtit dhe VV-së është që të shkojmë në zgjedhje. Kurti po shpreson që të vijë në një pozicion të viktimizmit para qytetarëve. Cilët deputetë janë të gatshëm të dalin dhe të garojnë përsëri për deputet. Limaj është i rrrezikuar dhe me asnjë kusht nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje. Po t apropzonte VV Fatmir Limaj përkryetar të Kuvendit Limaj do t’i merrte votat më lehtë se Albulena Haxhiu, por unë o shoh një tendencë të shkuarjes në zgjedhje”, tha Canaj duke shtuar se VV ka ndërruar sjellje me Limajn.

Të ngjashme

Të fundit